Topalli: PS të bashkëpunojë për reformën zgjedhore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Në një takim me ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, kryeparlamentarja ka theksuar se mazhoranca gjithashtu i ka bërë ftesë opozitës të bashkëpunojë për të votuar në Kuvend, ligjet që kanë shumicë të cilësuar.
Sipas saj, kontributi i opozitës nuk është vetëm për Parlamentin dhe parlamentarizmin, por është një kontribut për shqiptarët dhe Shqipërinë në objektivin e madh të tyre në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Europë.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për situatën dhe zhvillimet e pritshme në parlament, për axhendën parlamentare dhe reformat në kuadër të procesit të integrimit, si dhe për bashkëpunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-së.