E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per Tiranen vijojne perplasjet PD-PS

TIRAN - Kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes Lulezim Basha i premtoi dje banoreve te lagjes nr. 2 ne Tirane se ne rast fitoreje do te krijoje 30 mije vende te reja pune. Punesimi i te rinjve qe kane mbaruar shkollen apo jane ne mbarim te shkolles eshte pike kryesore e programit tim.

Per ata qe jane mosbesues iu them qe 30 mije vende pune do te hapen perndryshe nuk do te kerkoj mandat te dyte - tha Basha. Nje tjeter premtim i kandidatit demokrat eshte edhe ulja e taksave per qytetaret dhe per bizneset. Sipas tij taksat dhe tarifat e bashkise kane cuar ne falimentimin e mjaft bizneseve te vogla ne Tirane. Nga 82 taksa dhe tarifa qe ka Bashkia 60 prej tyre do ti heq te tjerat do ti ul minimalisht dy here deri ne pese here - premtoi Basha.

Ne turin e tij elektoral ai premtoi rregullim te transportit urban dhe te infrastruktures ne kete lagje. Por i menjehershem ka qene reagimi i selise roze. Kandidatja per kryetare e Njesise Bashkiake numer 1 ne Tirane Lindita Nikolla akuzoi kandidatin demokrat per kreun e bashkise se kryeqytetit si pergjegjesin direkt per vrasjet e 4 qytetareve ne 21 janar te cilet po demonstronin kunder qeverise.

Perpara se te hiqet sikur e ha meraku per territorin e Tiranes ky mini-Sali ben mire tu shpjegoje banoreve te Tiranes se perse firmosi shitjen e territorit detar te Shqiperise kur ishte minister i jashtem Por mbi te gjitha Luli i Saliut duhet tu shpjegoje banoreve te Ali Demit dhe te gjithe Shqiperise Perse pushkatoi kater shqiptare te pafajshem ne bulevard ne 21 janar - reagoi Nikolla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›