Zgjedhjet rokade ne policine e Tiranes

TIRAN - Policia e kryeqytetit eshte perfshire nga nje vale transferimesh te drejtuesve te mesem ne prag te fushates zgjedhore. Te pakten shtate drejtues te policise se Tiranes jane levizur ditet e fundit nga pozicionet qe kishin. Qe nga fillimi i vitit ne drejtorine e Policise se Tiranes vec drejtuesve te saj jane nderruar thuajse te gjithe titullaret dhe shefat e seksioneve te ndryshem.
Te gjitha keto levizje po kryhen ne prag te nisjes zyrtare te fushates elektorale dhe nuk dihet se cfare ndikimi do te kene ne zgjedhjet kur ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha do te perballet me kreun e opozites Edi Rama. I shkarkuari i pare eshte shefi i rendit i komisariatit te Policise nr. 6 Komisar Vendim Ymeri. Ai u transferua ne Kamez. Largimi i tij erdhi vetem pak dite pas incidentit mes policise se komisariatit nr. 6 ne Kombinat dhe perfaqesuesve te Partise Socialiste.
Keta te fundit u shoqeruan ne ambientet e policise pas konfliktit me kryetaren e njesise bashkiake ndersa kerkonin listat zgjedhore.
Incidenti shkoi deri aty sa kryetarja e njesise bashkiake te Kombinatit Luzhiana Abazi denoncoi perfaqesuesit e PS-se per mbylljen e saj ne ambientet e godines se minibashkise. Zyrtarisht policia nuk dha ndonje reagim per shkakun e mundshem te shkarkimeve por burime te policise i lidhin transferimet me situaten parazgjedhore dhe me konfliktin e fundit ne Kombinat.
Pas transferimit Ymeri u zevendesua me Shefin e Rendit te komisariatit te Kamzes komisar Mynyr Muca. Po nga komisariati i Kamzes u transferua shefi i Krimeve te Qani Lami pas shume vitesh pune aty. Ai u emerua ne detyren e shefit te Antikrimit te Organizuar ne Kavaje ndersa vendin e tij ne Kamez e zuri Artur Cara. Lami ishte vleresuar si specialist dhe si person qe kishte arritur te njihte mire kontigjentin kriminal te zones se Kamzes.
Ne menyre te papritur u transferuar edhe shefi i rendit i komisariatit te policise nr. 1 komisar Zenel Bejko. Ai kembeu vendin me shefin e rendit te Komisariatit nr. 3 Blerim Berbati. Ky komisariat drejtohet me dore te hekurt prej disa muajsh nga kryekomisar Florenc Hoxha i ardhur nga Akademia e Policise si oficer jashtezakonisht i vleresuar por ne pak jave shefi i Rendit dhe ai i Krimeve u u detyruan te transferoheshin. Nuk dihet nese ishte deshira e ketyre te fundit per te mos punuar me Hoxhen apo vete ai kuptoi se keta te fundit nuk ishin sipas parametrave te kerkuar prej tij.
Pak dite me pare nga ky komisariat u transferua shefi i Krimeve komisar Ylli Vata i cili mori detyren e shefit te hetimit te grabitjeve me arme ne Policine e Shkodres. Ne vend t tij u emerua Alfred epe i cili me pare kryente te njejten detyre ne komisariatin e Policise nr. 2. Ky u zevendesua nga Edvin Ndreu qe me pare ka punuar ne komisariatet nr. 3 dhe nr. 1. ne te njejtin funksion