PS Basha te sqaroje vjedhjet e bera
Fushata
Fushata zgjedhore ne Tirane ka vijuar edhe dje me akuzat e Partise Socialiste ndaj kandidatit demokrat Lulezim Basha. Anetarja e Kryesise socialiste Lindita Nikolla ka reaguar dje pas takimeve te Bashes ne lagjen Ali Demi duke rikujtuar pergjegjesite dhe akuzat e vjetra ndaj tij. Perpara se tu buzeqeshe Luli i Saliut duhet te jape llogari se perse vodhi 200 milione euro kur ishte minister i Transportit deklaroi Nikolla. Po keshtu ajo ka kujtuar edhe firmen e Bashes ne marreveshjen e ujerave me Greqine kur asokohe ai ishte ne detyren e ministrit te Jashtem.