E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroes: Facebook nuk po mbron si duhet të miturit

Një zyrtare e lartë e BE-së, ka deklaruar sot se rrjetet sociale siç është facebook, po i ekspozojnë fëmijët para rreziqeve potenciale si pedofilet apo ofendimi përmes internetit.

Zëvendës-presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes, përmes një komunikate, ka thënë se “shumica e rrjeteve sociale po dështojnë që të sigurojnë mundësinë që në profilet e minorenëve të kenë qasje vetëm personat që janë pjesë e listës së miqëve të tyre.

Ajo ka thënë se vetëm faqet Bebo dhe MySpace, sigurojnë një gjë të tillë. Kroes është cituar duke përmendur rezultatet e testeve të bëra gjatë dy muajve, teste këto që kanë mbuluar 14 rrjete sociale, përfshirë edhe facebook-un.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›