Polonia përfaqëson BE-në me ambasador në Bengazi
Polonia ka njoftuar se do e dërgojë një ambasador në qytetin që mbahet nën kontroll nga rebelët libian, Bengazi, gjatë kohës qe ka presidencën e BE-së.
Ministri i jashtëm i Polonisë, ka thënë se ambasadori i këtij shteti, Vojçiek Bozek, do të dërgohet në qytetin e pjesës lindore të Libisë gjatë presidencës gjashtë mujore të Polonisë, mandat ky që fillon më 1 korrik.
Bozek do të përfaqësoj interesin e BE-së, 27 anëtarëshe. Në mars, Polonia mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin libian, Tripoli.
Në maj, Radoslav Sikorski, është bërë ministri i parë i jashtëm i Evropës që e ka vizituar Bengazin për të treguar përkrahje për kryengritjen.