E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Çdo pretendim për kodin e pestë, i pabazë

Zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli, në një deklaratë për shtyp hedh poshtë të gjitha pretendimet e PS-së me anë të përfaqësuesit juridik të opozitës, se është e pamundur të ndryshohet kodi i pestë.
 

Ndër të tjera, Olli theksoi se procesi është transparentë dhe cdo gjë monitorohet deri në imtësi me kamera.
 

Në vijim të deklaratës së tij, ai shtoi se Gjoncaj ka të gjithë tagrin per te kontestuar problemet dhe të kërkojë të bëjë verifikime.
 

“Deklaroj se në 1055 kuti, nuk ka korrespoduar me kodin e pestë vetëm një shifër nga gjashtë, vetëm si pasojë e një problem njerëzor” tha më tej ai, duke shprehur qartë se gjithcka ishte transparente.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›