E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Reformat do të mbyllen në kohë

Pavarësisht se komisionit të reformës zgjedhore i kanë mbetur vetëm 2 ditë kohë për të përmbyllur punën dhe komisionit për reformën parlamentare i ka përfunduar afati zyrtar pa sjellë një produkt të pranuar si nga PS-ja ashtu edhe nga PD-ja, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehet optimiste se të dyja reformat do të finalizohen në kohë.
 

Një ditë pasi komentet e ODHIR-it, rrëzuan konsensusin PD-PS për numërimin elektronik të votave dhe indentifikim elektronik të zgjedhësve, Topalli thotë se reforma elektorale do finalizohet shpejt.

“Unë jam optimiste që edhe reforma zgjedhore do të finalizohet shumë shpejt. Reforma Parlamentare të mbyllet në pak ditë. Asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë, do të bëjmë një hap tjetër, do të hapim një stacion tjetër në historinë tonë drejt BE-së”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Nga ana tjetër shtyrja e afatit të komisionit për reformën parlamentare deri në 15 prill nuk solli konsesus mes dy partitë e mëdha për pika të rëndësishme si mënyra se si do të votohen dekretet e Presidentit të Republikës në Kuvend, mundësia që kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës t`i përgjigjet Kryeministrit sa herë që kreu i qeverisë merr fjalën, apo edhe votimi me zarf për zgjedhen e presidentit të ri të repulbikës.
 

Nëse reforma përmbyllet brenda pak ditës siç thotë kryeparlamentarja, procesi do ti paraprijë zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, ku mbetët për tu parë nëse do të pranohet apo jo propozimi i bërë nga socilialistët për votim me zarf.
 

Deklaratat e Kryetares së Parlamentit u bënë gjatë takimit që ajo pati në kryesinë e Kuvendit me Federalistët e Rinj Europian, një aktivitet ky i cili u zhvillua në kuadër të muajit të Europës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›