Gara për kreun e PD, themeluesit e degës së PD në Pukë: Procesi po manipulohet
PUKE- Një ditë pas prezantimit në Pukë të platformës nga ana e kandidatit për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi, themelues të degës Pukë të Partisë Demokratike ngrenë shqetësimin se procesi zgjedhor brenda PD-së po tenton të manipulohet, duke ju kërkuar demokratëve të Pukës të votojnë në favor të Olldashit.
Tre nga ish-themeluesit e PD-së, Dedë Qafa, Brahim Myftaraj dhe Gjovalin Prendi akuzojnë ish-deputetin e Pukës nga radhët e PD-së se po u kërkon anëtarëve të PD-së që të votojnë në favor të Olldashit.
Themeluesit e PD-së në Pukë e cilësojnë këtë si një akt qe kërkon ozurpimin e Partisë duke e lënë në gjendjen ku është pa i dhënë mundësi hapje dhe riorganizimi. Për themeluesit e PD-së në Pukë sa kohë lideri historik i PD, Sali Berisha dha dorëheqjen anëtarët e oborrit qeveritar nuk kanë të drejtën morale të kandidimit për këtë post pasi janë përgjegjësit direkt të humbjes.
Qafa, Myftaraj e Prendi kërkojnë që anëtarët e PD në rrethin e Pukës të mos ndikohen nga presionet e ish-deputetit, i cili sipas tyre në katër vite nuk denjoj të mbledh një herë strukturat e PD duke shmangur në të gjithë aktivitetin politik anëtarët e degës. Po ashtu denoncohet dhe shtimi i anëtarëve të PD me njerëz përmes të cilëve po kërkohet vetëm shtimi i votave dhe jo shtimi i radhëve të anëtarëve të PD. Nëse PD duhet të vazhdoj si forcë e fuqishme tashmë është moment i bashkimit dhe jo i kulisave, presioneve e manipulimeve shprehen ish-themeluesit e degës Pukë të PD të cilës shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD, pas dorëheqjes së zotit Berisha.
Themeluesit e PD në rrethin e Pukës i kërkojnë z.Basha që përkundër situatës së krijuar brenda anëtarëve të mos e shmangë Pukën nga axhenda e takimeve të tij, pasi ka shumë mbështetës dhe do gjejë mikpritje. Kjo është hera e parë kur brenda PD ish- themelues të degëve në rrethe ngrenë shqetësimin e tyre për mënyrën, se si po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gara për kreun e PD, themeluesit e degës së PD në Pukë: Procesi po manipulohet