E Diel, 1 Nëntor 2026

Parakalimi i gabuar, 5 automjete aksidentohen në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË-  5 automjete janë përfshirë në një aksident automobilistit së autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë një parakalim i gabuar nga ana e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, i cili ka përfunduar në kanal.

3 persona kanë marrë ndihmën e shpejtë në vendngjarje, ndërkohë që një pasagjere femër është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Automjete janë dëmtuar si pasojë e përplasjes ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›