E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e PS-së, Rama nis turin në bazë

Kryetari i Partisë Socialiste nis sot turin në bazë për zgjedhjet në parti të cilat do të zhvillohen në 26 shtator. Por, përveç shpalosjes së platformës së tij elektorale për të drejtuar edhe një mandatë tjetër Partinë Socialiste, Edi Rama do t'i shpjegojë bazës edhe vendimin e marrë nga ana e Partisë Socialiste për të bojkotuar punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Kështu z.Rama pasi është përballur me një grup kundërshtarësh brenda Partisë Sociaiste përsa i përket hyrjes apo jo në Kuvend dhe vendimit për njohjen e zgjedhjeve, kreu socialist do të nisë tani turin e tij në bazë ku do të kërkojë votat e elektoratit të majtë. Qyteti i parë që do të vizitohet nga Rama është pikërisht Elbasani për të filluar me Durrësin, Beratin e kështu me radhë çdo qytet një ditë. Përballë Edi Ramës në këto zgjedhje për numërin një të selisë rozë garon Maqo Lakrori pas dorëheqjes që bëri z.Arben Malaj vetëm pak orë pas kongresit të Partisë Socialiste kur z.Malaj shpalosi platformën e tij për kryetar të PS. Në fakt këto zgjedhje janë parë nga opinion publik por edhe analistë të shumtë si zgjedhje të cilat i siugrojnë mandatin z.Rama në mënyrë të pakundërshtueshme dhe si të tilla edhe garimi në to i Maqo Lakrorit është komentuar si një lëvizje taktike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›