Gara për kreun e PS-së në Tiranë, fiton Sajmir Tahiri
Sajmir Tahiri do të jetë kryetari i ri i Partisë Socialiste për Tiranën. Tahiri ka fituar në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme përballë kandidatit tjetër, Ilir Zela. Ai ka mundur që të marrë 390 vota, ndërsa Zela 153 vota.
Në deklaratën e tij të parë për mediat pas shpalljes fitues, Tahiri ka deklaruar se këto zgjedhje e bëjnë më të fortë PS-në e Tiranës. Sido të ishte rezultati ai na bën më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidën që janë zgjedhjet. U premtoj socialistëve që do bëjmë maksimunim dhe jam i sigurtë që do fitojmë zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato theksoi Tahiri. Pas shpalljes fitues, Tahiri është takuar edhe me Ilir Zelën e më pas edhe mbështetesit e tij në këtë garë.
Tahiri, që ka qenë në fakt kreu i PS-së i komanduar për Tiranën gjatë këtyre muajve, do të zëvendësojë në këtë post Besnik Baren, i cili dha dorëheqjen pak muaj me parë.