E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Berisha rishpiku refuzimin e tretë nga Brukseli?

Share

Tema

Ajo që ka ndodhur këtë javë në Bruksel nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Serbinë. Serbisë ju hap drita jeshile për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Për Shqipërinë nuk ka ende një refuzim për herë të tretë të statusit, për arsyen e thjeshtë se kjo është një procedurë që zhvillohet në tetor dhe jo tani në mars.

Ngjarja u bë e prekshme jo se Shqipërisë ju refuzua statusi, por se Serbisë ju hap drita jeshile për statusin dhe kjo erdhi pasi vitin e shkuar, kur Komisioni refuzoi Shqipërinë për herë të dytë, rekomandoi dhënien e statusit për Serbinë, e cila po konkretizohet tani.

Shqipëria do të marrë një përgjigje zyrtare në vjeshtë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Por, ajo qe ndodhi ketë javë, është se Parlamenti Europian, me popullori ndër 3 institucionet e Bashkimit Europian, i cili është një indikator që tregon se si është klima e Brukselit për një vend aspirues, tregoi qe as do t’ia dije se çbehet ne Shqipëri. Indiferenca e Parlamentit Evropian është shenjë shumë e keqe për Shqipërinë. Ai nuk bëri fare raport për Shqipërinë,  siç beri për gjithë vendet e tjera te Ballkanit. Për rrjedhoje, nuk ka rezolute as ketë vit për Shqipërinë, ndërkohe qe te gjitha shtetet, përfshirë Kosovën e panjohur ende nga 5 vende te BE-se, kane raporte/rezoluta te përvitshme, me qëndrimet e përbashkëta te grupeve politike e shteteve te përfaqësuara evropiane, qe mbështesin, me shume dashamirësi se dy  institucionet e tjera, përpjekjet e autoriteteve vendase për reformat integruese. Ata këshillojnë se çfare duhet përmirësuar, e angazhimin mikpritës ne rast plotësimi te BE-se. Rezolutat e Parlamentit Evropian dalin çdo pranvere (Mars) ndërsa Raportet vjetore te Progresit (Rekomandimi ose jo  i Komisionit) publikohet çdo vjeshte (tetor-nëntor).

Berisha duket se e parandien këtë klimë qysh në mars dhe është i sigurtë se do të dështoj në tetor, ndaj ka nisur fushatën denigruese ndaj opozitës dhe përgatitjet e alibisë për statusin e kryemistrit të padëshiruar në Bruksel. Nga ana tjetër, edhe ky rast na ndihmon të kuptojmë injorancën e frikshme të kryetares së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, e cila në përpjekje për të fyer inteligjencën e çdo shqiptari, të cilët duket se i konsideron më budallenj se veten, tha në një TV të qeverisë, se Edi Rama miratoi Kodin Penal, pasi u njoftua nga Brukseli se statusi u refuzua????. Cili status, me cilin vendim dhe nga kush? Zonja Topalli natyrisht nuk mban përgjegjësi për broçkullat që thotë, por dikush duhet ta marrë një ditë dhe t’i tregojë ç’është Parlamenti Evropian, çfarë është Komisioni Evropian, çfarë është statusi i vendit kandidat për anëtar dhe çfarë statusi kemi aktualisht. Se frika më e madhe është që injorantë si punë e saj janë aq të guximshëm, sa ato që thonë në TV Klan, i thonë dhe në Bruksel, duke na bërë gazin e botës dhe duke na shtuar arsyet përse nuk meritojmë të jemi një vend evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›