E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mengjes i pergjakshem ne Kajro Vriten mbeshtetes te Morsi

Egjipti vazhdon te jete ne kaos, ndersa trazirat e dhunshme vazhdojne te shkaktojne viktima.

Te paktEn 42 perosna kane mbetur te vrare jashte kazermes ushtarake ne Kajro ku dhe po mbahet presidenti i rrezuar Muhamed Morsi, ben me dije televizioni shteteror egjiptian.

Nderkohe po sipas ketyre burimeve numri i te plagosurve eshte 322, te cilet jane derguar ne spital.

Vellazeria myslimane tha se viktimat u qelluan nga ushtria dhe policia gjajte lutjes se mengjesit.

Ushtria tha ne televizioni se nje grup terrorist ka tentuar te sulmoje ndertesen dhe se nje oficer ushtrie eshte vrare.

Krahu politik i vellazerise myslimane ka leshuar nje deklarate ku ben thirrje per nje kryengritje kunder atyre qe duan “te vjedhin revolucionin”.

Egjipti vazhdon të jetë i ndarë mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsi. Ngërçi politik po zgjat
Presidenti i përkohshem Adly Mansur nuk po mundet të gjejë gjuhën e përbashkët mes palëve për të çuar para procesin e rimëkëmbjes politike të vendit.

Franskionet janë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën për faktin se kush do të mbajë postet kryesore në qeverinë e përkohshme, ndërsa dy kandidatët e propozuar Mohamed El Baradei dhe Ziaad Bahaa El Din, kanë refuzuar postin e kryeministrit.
Elbaradei, ish kryetar i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore konsiderohet si një lider liberal dhe i pëlqyer nga perëndimi.

Ziad Bahaa el-Din, 48 vjeç, njihet si avokat i biznesit me përvojë në Perëndim.

Ndërsa ngërci politik po zgjat, me qindra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë.

Por dhuna e shtuar në Egjipt po alarmon gjithnjë e më tepër aleatët e Egjiptit, përfshirë këtu donatorët kryesorë, si SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›