Shearer çuditet nga shitja e Carrollit

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 20:50
Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer ishte i befasuar me shitjen e sulmuesit Andy Carroll në Liverpool për 35 milionë funte.
Ai tha se është “çuditur” që Newcastle lejoi largimin e sulmuesit kryesor nga klubi pa sjell një zëvendësim.
“Jam i befasuar se sa shpejt është realizuar transferimi si dhe për shumën e madhe të paguar për një futbollist të ri me potencial të madh. Në rregull, ju mund të shitni futbollistin tuaj më të mirë por të mos e sillni askënd për ta zëvendësuar është për tu çuditur”, tha Shearer për BBC Five Live.