E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara presidenciale në SHBA, Trump mbështet Romnin

“Kam nderin, nderin dhe privilegjin të mbështes Mit Romnin”, tha Donald Tramp.

“Miti është i vështirë, i zgjuar, i mprehtë. Ai nuk do të lejojë që në këtë vend, të cilin ne të gjithë e duam, të vazhdojnë të ndodhin gjëra të këqija”.

Trump, pasuria e të cilit arrin në 7 miliardë dollarë, tha se është i gatshëm të financonte fushatën e Romnit në garën për t’u bërë kandidati zyrtar i Republikanëve e më pas për t’u përballur me Obamën me 6 nëntor.

Siç duket Romnit do t’i shtohen ndjeshëm fondet për fushatë pavarësisht se edhe aktualisht ai po hedh shumë më tepër para në lojë se rivalët e tij. Vetëm në muajin e fundit ai ka shpenzuar plot 16 milionë dollarë në Florida. Romni ka dhënë 13 000 reklama teksa rivali i tij, Gingrich ka dhënë vetëm 200.

Romni tha se “janë disa gjëra për të cilat ju thjesht as nuk e keni imagjinuar se mund t’ju ndodhin në jetë”.
“Kjo është njëra prej tyre. Të jesh në hotelin e Donald Trampit dhe të marrësh mbështetjen e tij është kënaqësi”, tha ai.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-02-03 13:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›