Pr/ligji i MSH-së, eksperimente me të sëmurët mendorë

Projektligji synon mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor si dhe parandalimin e problemeve që lidhen me të.
Gjithashtu, në Nenin 2 të tij përcaktohen procedurat dhe kushtet për mbrojtjen e shëndetit mendor nëpërmjet sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe social për personat me çrregullime mendore.
Por, ajo që është për t’u shqetësuar në këtë rast, ka të bëjë me eksperimentet tek këta persona. Neni 28 i këtij projektligji, flet edhe për kërkimet shkencore dhe eksperimentale.
Në pikën 1 të tij thuhet: “Kërkimet shkencore dhe eksperimentale ndaj personave me çrregullime mendore ndërmerren vetëm pasi të jetë marrë miratimi i informuar nga këta pacientë”. Kjo do të thotë se persona nga kjo kategori mund të përdoren për qëllime eksperimentale. Po në pikën 2 të këtij neni të propozuar nga Ministria e Shëndetësore, thuhet se “kërkimet shkencore dhe eksperimentale nuk zbatohen ndaj personave me çrregullime mendore, që janë duke marrë trajtim të pavullnetshëm në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër”.
Një pikë tjetër është edhe Neni 29 i këtij Projektligji ku parashikohet kufizimi fizik. Me këtë pr/ligj, MSH-ja kërkon që personat me çrregullime mendore të zbatohet kufizimi fizik në institucionet përkatëse për shëndetin mendor. Në protokollin përkatës të kufizimit fizik, përfshihet mbajtja me forcë e personit, përdorimi i detyruar i medikamenteve, imobilizimin dhe izolimin. /Start/
2012-02-03 14:56