E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 100 të vdekur nga moti i ftohtë në Ukrainë

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citon burime qeveritare nga Kievi. Shumica e 101 personave që kanë humbur jetën nga i ftohti ishin të pastrehë dhe 64 prej tyre u gjetën të vdekur në rrugë, njoftoi ministria e emergjencave.

Qindra të tjerë janë trajtuar në spitale për morth, hipotermi dhe sëmundje të tjera që kanë lidhje me të ftohtin.

Ndërkohë, në shumë shtete të Evropës Lindore, këtë javë temperaturat kanë rënë nën – 35 gradë celsius. Të paktën tetë të vdekur të tjerë janë konfirmuar në Poloni, duke e çuar në 37 bilancin e përgjithshëm të viktimave nga I ftohti në këtë vend./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-03 13:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›