E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara presidenciale, në SHBA nis beteja e spoteve

Dita e parë: Presidenti Mitt Romney ka firmosur menjëherë vendimin për naftësjellësin Keystone, që lidh Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke krijuar mijëra vende pune që Obama do të kishte bllokuar”. Fillon kështu, duke simuluar atë që do të bënte ditën e parë me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, spoti televiziv i fushatës presidenciale të ish-guvernatorit të Masaçusetsit.
 

Kandidati republikan ka shpërndarë kështu videon e parë prej 30 sekondash që do të transmetohet në televizionet amerikane me titullin “Day One”, që do të thotë “dita e parë”. Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara është ashpërsuar së tepërmi në javët e fundit, me dy rivalët, Romney dhe Obama, që kanë realizuar spote publicitare dhe dokumentare kundër njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, me synimin për të sulmuar presidentin Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, doli në internet filmi me titullin “Ëndrra nga Babai i Vërtetë”.
 

Filmi në fjalë sugjeronte se babai i vërtetë i Obamës nuk ishte një sdutent nga Kenia, por Frank Marshall Davis, një gazetar amerikan zezak dhe militant komunist. Një hipotezë kjo, me siguri e bazuar në asnjë provë, por që u kthye si bumerang pasi hodhi poshtë hipotezën që presidenti i parë me ngjyrë të ketë lindur në Afrikë, siç deklarojnë prej vitesh fansat e Tea Party. Ndërsa më herët, stafi elektoral i presidentit Obama publikoi një reklamë përmes të cilës kërkonte të shfrynte rekordin e punësimit të kandidatit rival Mitt Romney. Videoja tregonte disa ish-punëtorë të një impianti çeliku që u ble dhe më pas u mbyll nga “Bain Capital”, firma private e bashkëthemeluar nga Romney.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›