E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija kozmike private, për herë të parë do niset në hapësirë

Sipërmarësi miliarder Elon Musk do të bëhet pjesë e historisë këtë muaj kur të kapsula ‘’SpaceX Dragon’’ do të bëhet anija e parë kozmike që do të prekë hapësirën dhe do të stacionet në ISS. Kështu, Kompania kaliforniane SpaceX është e gatshme për ta ndërmarë këtë hap, duke dërguar një kapsulë që përmban gjysmë tonelate furnizimi për në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Por e vecanta këtë radhë është se kjo do të jetë hera e parë që sektori privat do të ofrojë një shërbim të tillë.
 

Një detyrë e tillë kryhet zakonisht nga mjetet që u përkasin agjencive hapësinore shtetërore, siç është NASA apo ESA. Anija pa pilot e mallrave, “Dragon”, do të lëshojë raketën e vetë SpaceX, të quajtur Falcon 9.
 

Nisja do të bëhet nga stacioni ajror i Cape Canaveral në Florida. Kontrollorët janë duke përcaktuar orarin e lëshimit të raketës dhe përkundër disa stuhive në zonë në ditët e fundit, ekipi do të ketë kushte të favorshme të motit në vazhdim. “Nuk ka dyshim, ky është një fluturim historik”, tha në prag të misionit presidenti i SpaceX, Gëynne Shotëell.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›