E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara republikane, Santorum fiton Kanzasin

Kryesuesi i kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale, Mit Romni, nuk ka bërë fushatë në këtë shtet, ndërsa rivali Nju Gingriç ka anuluar udhëtimin e planifikuar, për t’u përqendruar në zgjedhjet e ardhshme në Alabama dhe Misisipi.

Gara e republikanëve për të nxjerrë sfiduesin e Presidentit aktual Barak Obama në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, mund të kulmojë në duelin ndërmjet Santorumit dhe Romnit.

Fitoret e mundshme të Santorumit në Alabama dhe Misisipi mund të përjashtojnë Gingriçin, ndërkohë që në garë vazhdon të jetë edhe Ron Pol.

Kandidatët duhet të fitojnë 1 144 delegatë për të arritur nominimin presidencial në konventën kombëtare të partisë, që do të mbahet në Tampa të Floridës në muajin gusht.

Aktualisht Romni kryeson me më shumë se 400 delegatë.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-11 20:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›