Obama "i trishtuar" me vrasjet në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se është "thellësisht i trishtuar" për vrasjen e 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan.
Ai tha se rasti "nuk reflekton respektin që Shtetet e Bashkuara kanë për popullin afgan".
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se vrasjet në Kandahar kanë qenë të qëllimshme dhe ka kërkuar shpjegime nga NATO-ja.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, e ka siguruar Karzain se "hetimet e plota janë në proces e sipër".
Ushtari amerikan, që raportohet të jetë rreshter, ka dalë jashtë bazës së tij në Kandahar dhe ka qëlluar drejt shtëpive të afganëve në fshatin Panjvai.
Nëntë fëmijë dhe tre gra mësohet të jenë në mesin e të vrarëve.