Sllovaki, opozita e majtë fiton zgjedhjet

Me fletëvotimet e numëruara të 5 811 qendrave të votimit, nga 5 956 gjithsej, Zyra e Statistikave ka bërë të ditur sot se partia e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar 44.8 për qind të votave, ose 84 vende në parlamentin 150-vendesh.
Ky rezultat i jep mundësi Ficos të qeverisë i vetëm.
Zgjedhjet e së shtunës erdhën si pasojë e një raporti të dalë nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, që fliste për ryshfete dhe korrupsion në privatizim dhe kontrata të tenderëve.
Akuzat rridhnin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Xhurinda ishte kryeministër. Tani ishte ministër i Jashtëm në koalicionin qeverisës të parazgjedhjeve.
/Start/E.B/
2012-03-11 21:07