E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pritet vendimi për të pandehurit e “Gërdecit”

Një javë më parë, Gjykata e Tiranës shtyu vendimin për ditën e sotme për shkak të kompleksistetit të çështjes, ndërsa ende nuk dihet nëse vendimi do të jetë përfundimisht gjatë ditës së sotme ashtu sikurse është paralajmëruar.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për kreun e Albademil, Mihal Delijorgji, ish-shefin e MEICO-s, Ylli Pinari dhe administratorin e firmës, Dritan Minxholli.

Prokuroria në pretencën e saj përveç tre burgimeve të përjetshme, ka kërkuar edhe 127 vjet burg dhe gati 80 milionë lekë të reja gjobë në total për të gjithë të akuzuarit dhe vetëm një pafajësi.

Akuza më e rëndë në këtë proces është ajo për vrasje për shkak të cilësive të veçanta kundër një apo me shumë personave, shkatërrimi i pronës me eksploziv dhe shpërdorimi i detyrës. /Start/

                                                                                             2012-03-12 08:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›