E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara republikane per President kandidati Mitt Romney kryeson ndaj kundershtarit Rick Perry

Nje ankete e re e opinionit publik tregon qe gara per postin e kandidatit per president te Partise Republikane mbetet e hapur.  Dhe per te po konkurojne jo me pak se 10 kandidate.  Ndonese numri i kandidateve eshte i madh disa aktivisteve po kerkojne te nxisin te pakten edhe nje tjeter politikan per tiu shtuar listes se kandidateve Guvernatorin e Nju Xhersit Kris Kristi.

Anketa e fundit e realizuar nga stacioni televiziv Fox News nxjerr si me te preferuarin midis kandidateve republikane per president ish-Guvernatorin e Masacusetsit Mitt Romney me 23 perqind i ndjekur nga Guvernatori i Teksasit Rick Perry me 19 perqind. Ky eshte nje ndryshin nga muaji i kaluar kur nje sondazh tregoi qe zoti Perry kryesonte ndaj zotit Romney me nje diference prej 7 perqindesh. Para atij momenti ish-Guvernatori i Masacusetsit kishte kryesuar garen per muaj me rradhe. Anketa te tjera te fundit paraqesin zotin Perry si kryesues.

Kandidati Perry ra nga vendi i pare ne te dytin  pas vleresimeve negative per paraqitjen e tij ne debatet elektorale te javeve te fundit dhe pas ngritjes neper anketa te biznesmenit jo shume te njohur nga shteti i Xhorxhias Herman Cain. Zoti Cain u rendit i treti ne sondazhin e fundit te Fox News me nje mbeshtetje prej 17 perqind. Ky rezultat i tij vjen menjehere pas fitores se tij ne votimin prove te bere se fundmi ne shtetin e Floridas.

Rezultatet e anketes se fundit lene te kuptohet se gara per postin e kandidatit per president te Partise Republikane eshte teresisht e hapur me kandidatet Romney dhe Perry si pretendente kryesore.

Por shume republikane shohin mangesira tek te gjithe kandidatet dhe kjo ka sjelle shtimin e zerave qe i kerkojne Guvernatorit te Nju Xhersit Chris Christie te hyje ne gare.

Nje votuese i kerkoi zotit Christie te rishikoje vendimin e tij per te mos kandiduar per President gjate nje fjalimi te fundit qe ai mbajti ne Librarine Presidenciale Ronald Reagan ne Kaliforni.

Ju lutem zoteri ne kemi nevoje per ju. Vendi juaj ka nevoje qe ju te kandidoni per President.

Une e kuptoj mendimin tuaj dhe e ndiej entuziazmin me te cilin ju e shprehni ate iu pergjigj zoti Christie.  Kjo eshte dicka qe me prek. Por ne te njejten kohe mesazhi i perzemert qe ju me jepni nuk eshte nje arsye e mjaftueshme qe une te bej nje gje te tille. Arsyeja duhet te vije nga brenda meje shtoi ai.

Mundesia qe zoti Christie te ndryshoje vendim dhe te hyje ne gare po entuziazmon konservatoret te cilet pelqejne stilin e tij te drejteperdrejte dhe vullnetin per te pakesuar shpenzimet qeveritare. Por Guvernatori Christie ka disa pikepamje te moderuara ne lidhje me disa ceshtje shoqerore qe mund te zhgenjejne konservatoret nese ai vendos te kandidoje.

Zoti Rick Perry gjithashtu entuziazmoi republikanet kur ai u fut ne gare por ai eshte kritikuar prej kundershtareve te tij lidhur me leshime ne dhenien e bursave per femijet e imigranteve te paligjshem ne Teksas nje qendrim ky me te cilin shume konservatore nuk jane dakord.

Procesi i votimit per zgjedhjen e kandidatit per President te Partise Republikane fillon ne muajt e pare te vitit te ardhshem me mbledhjet elektorale ne shtetin Ajoua dhe me zgjedhjet presidenciale paraprake ne shtetin  Nju Hempsher.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›