Gara republikane terhiqet Rik Perry shkak popullariteti i ulet
Guvernatori Teksasit Rick Perry është tërhequr nga gara republikane për president i Shteteve të Bashkuara. Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase. Mendohet se arsyeja e tërheqjes së guvernatorit të Teksasit të jetë popullariteti i ulët dhe pikët e pakta të marra në zgjedhjet e shtetit e Ajouas dhe Nju Hampshire. Kur Perry hyri në garë në muajin gusht, ai u kritikua menjëhere për performancë të dobët. Ndërkohë që duket se janë shfaqur problemet e para për atë që ka qenë fituesi i dy zgjedhjeve të para .
Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney fitoi në zgjedhjet e shtetit të parë, nga 51 të tillë, me vetëm tetë vota diferencë nga kandidati Rick Santorum, i renditur i dyti. Megjithatë, të dhëna shtesë thonë se jo të gjitha votat janë numëruar dhe se faktikisht është Santorum i pari, me 34 vota më shumë. Komisioni numërues mund të vendosë të shpallë zgjedhjet barazim, çka do të ngushtonte rezultatin, që pas votimeve në dy shtete, shihet Romney të udhëheqë, përpara Ron Paul dhe Rick Santorum.
Sipas sondazheve, Romney është favorit për t’u shndërruar në kundërshtarin e Barack Obamas në zgjedhjet e tetorit, pasi presidenti ka informuar se do të rikandidojë, duke eliminuar kështu nevojën e zgjedhjeve brenda demokratëve.