Ceremonia e Arinjve
Berlinalja mbyllet me dramen per gjakmarrjen sonte ne Pallatin e Berlinales. Ne pritje te vleresimit edhe dy filma mbi Shqiperine Joshua Marston kandidat per Ariun e Arte dhe Bujar Alimani per mimin e Filmit me te mire debutues
Pallati i Berlinales pret sonte 1600 te ftuar. Ne mbremjen gala qe nis prej ores 19.00 jepen cmimet Ariu i Arte dhe i Argjendte per filmin e gjate Ariu i Arte dhe i Argjendte per Filmin e Shkurter mimi Alfred Bauer dhe mimi Best First Feature. Ne vijim shfaqet filmi fitues i Ariut te Arte.
Drejtori i Festivalit Dieter Kosslick dhe juria nderkombetare nen drejtimin e Isabella Rossellinit jane ata qe do te prezantojne cmimet dhe mbyllen keshtu dhjete dite Berlinale me 300.000 bileta te shitura. Perfundimi Pothuajse njezeri ka qene ky Treg i forte festivali i dobet. Per kritiken konkurrimi i ketij viti ka qene zhgenjyes me ndonje perjashtim. Ndersa Tregu Evropian i Filmit ka shkelqyer si asnjehere.
Edhe gara per Ariun e Arte cmimi kryesor qe Festivali i Filmit te Berlinit mbyllet pikerisht sonte me Falja e gjakut The Forgiveness of Blood nje histori shqiptare mbi gjakmarrjen pare nga regjisori indipendent amerikan Joshua Marston. Filmi shfaqet ne oren 1600.
Marston 42 vjec ka prezantimin e dyte te rendesishem ne Berlinale pas drames kolumbiane Maria Full of Grace e cila fitoi Ariun e Argjendte me 2004 dhe pati nje kandidim per Oscar per aktoren Catalina Sandino Moreno. Nga projeksioni i te enjtes per median pritja rezultoi e mire.
Ne nje mjedis rural ne Shqiperi zhvillohet historia e adoleshenteve Nikut dhe Rudines moter e vella babai i te cileve Marku akuzohet per vrasje pas nje grindjeje per token. Familja bie ne gjak.
Rudina perpiqet te ndihmoje familjen meshkujt e se ciles jane kapur ne cark ndersa Niku 17-vjecar qe sapo ka rene ne dashuri per here te pare perballet me ndalesa te forta qe e shtyjne te kerkoje fundin e kesaj hakmarrjeje ose me mire ta vrasin.
Dua te them me ze te larte dhe qarte se ky nuk eshte film qe perpiqet ta paraqese Shqiperine si vend mesjetar. Perkundrazi eshte nje perpjekje per te dhene nje vend modern qe po kalon nje periudhe te veshtire. shte e rendesishme ta them se shteti shqiptar po punon shume per ta zgjidhur ceshtjen e gjakmarrjes tha Marston ne konferencen per shtyp. Per mua kjo eshte nje histori per konfliktin e brezave midis te vjeterve dhe te rinjve.
Falja e gjakut SHBA-Shqiperi-Danimarke-Itali eshte nje 16 filmat qe konkurrojne per Golden Bear nen gjykimin e aktores italo-amerikane Isabella Rossellini.
Sic u permend kritika e ka cilesuar jo dhe aq te mire konkurrencen e ketij viti. Dy perfliten deri tani si kandidatet kryesore per Ariun e Arte drama iraniane Nader and Simin A Separation i regjisorit Asghar Farhadi dhe The Turin Horse i regjisorit te famshem hungarez Bela Tarr.
Por ka edhe media qe shkruajne Modernia ndeshet me mesjetaren ne filmin e shkelqyer te regjisorit amerikan qe pati premiere te enjten. Mendohet te jete kandidat per cmim Reuters.
Edhe njehere tjeter regjisori amerikan e hedh vemendjen pertej temave konvencionale te vendeve te medha me filmin Falja e gjakut nje rrefim i mrekullueshem per nje adoleshent shqiptar jeta moderne e te cilit papritur del nga binaret saje tradites 600 vjecare te gjakmarrjes.
Ashtu si Maria Full of Grace Marston i kushton nje stil individual nje historie ekzotike e xhiruar ne vende mbreselenese ku ne plan te pare eshte performanca e vertete nga aktore jo profesioniste qe punojne ne gjuhen e tyre shkruan Variety.
Marston serish ka bashkepunuar per muziken me kompozitoret Leonardo Heiblum dhe Jacobo Lieberman baza muzikore e te cileve pershtatet mire me kenget shqiptare.
Falja e gjakut pritet te shfaqet se shpejti ne kinemate italiane. Distribumi behet behet nga Fandango Portobello Angli/Itali nga distributoret e suksesshem te kinemase europiane.
Jane dy filma te tjere qe presin sonte vendimin e jurive. Amnistia e Bujar Alimanit bashkeprodhim shqiptaro-greko-francez dhe Shqiptari i Joahanes Naber bashkeprodhim gjermano-shqiptar jane kualifikuar per mimin Best First Feature. Per kete cmim me vlere 50.000 Euro merren parasysh nje pjese filmash nga seksionet Competition Panorama Forum Generation dhe per debutimin ne seksionin Perspektive Deutsches Kino.
Filmi i Alimanit i perkiste seksionit Forum. Ka pasur vleresime qe tregojne se historia nga Shqiperia dhe puna e pare ne gjinine e filmit ty gjate e nje regjisori te ri shqiptar nuk kane kaluar pa terhequr vemendjen.
Konstatimit qe ky film eshte nje pershkrim i anes se erret te shoqerise postkomuniste shqiptare regjisori i eshte pergjigjur shte vendi im dhe detyra ime eshte qe te tregoj hijet e vendit tim. Njerezit do ta shohin kete film dhe do te perpiqen ta bejne me te mire kete vend.
Per sa i perket gjuhes filmike Amnistia eshte vleresuar per ate minimum mjetesh per gjuhen e ajsbergut. Trupa me pak aktore e Alimanit flet kryesisht me gjuhen e trupit dhe kur ka dialoge ai eshte i kursyer. Me e mira per nje film ngjyrat e te cilit mbeten njelloj gri bardh e zi kur protagonistja femer e te cilit nene e dy femijeve meson te ndihet perseri grua per nje histori per burgjet brenda burgjeve.
Kishte sugjerime te llojit Nje film qe nuk duhet humbur po as loja e aktoreve Luli Bitri Karafil Shena dhe Mirela Naska.
Fituesit per debutimin ne filmin e gjate artistik shpallen sonte ne ceremonine e madhe te cmimeve ne Berlinale Palast. Juria perbehet nga Bettina Brokemper Gjermani producente e suksesshme e filmave Honey Golden Bear 2010 ne filmat e Lars von Trier Dogville dhe Antichrist Assaf Gavron Izrael dhe Michle Ohayon Marok/Izrael.