E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda ndalon Moisiun të takojë grevistët

Garda Republikës së Shqipërisë ka ndaluar ish-presidentin Alfred Moisiu të futet brënda në sallen e parlamentit ku ndodhen grevistët. Ish-presidenti Moisiu kishte shkuar tek parlamenti për të takuar grevistët dhe për të parë nga afer gjendjen e tyre shëndetsore, por garda nuk e ka lejuar atë të futete brënda. Arsyet që i ka dhënë garda e shqipërisë ish-presidentit për mos lejimin e hyrjes së tijë në parlament, ka qënë se nuk kishte leje të hynte brënda që të takonte grevistët. Mojsiu nuk ka bërë rezistencë dhe është detyruar të kthehet serisht mbrapa pa mundur të takojë 10 deputetët që ndodhen të mbyllur prej katër ditësh në ambjentete e parlamentit, si formë proteste për të arritur voten e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›