E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Veprimet e Berishës dhe Ramës, janë grusht shteti

Petr Koçi i cili është edhe njëri nga grevistët, që ndodhet prej katër ditësh i mbyllur në sallën e parlamentit ka deklaruar se seanca e sotëshme ishte një turp i madh. Nga ana e dy partive të mëdha duheshin marrë veprime negociatash dhe jo të merrej rruga e arrogancës. Krimi është i vendosur, dhe këto janë pazare të mënduara mirë që kënaqin vetëm Ramën dhe Berishën, nuk janë për të mirë të popullit. Koçi tha se këto veprime që bëjën ata sipas parimeve të demokracisë është një grusht shteti, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë greven. Sipas tijë nëse polica vazhdon të ushtrojë dhunë ao të provokojë protëstuesit, kriza do të thëllohet, prandaj ne jemi këtu për këtë qeshtje të rëndësishme të demokracisë. Petro Koçi tha se u jemi kthyer viteve 90-91, duke kërkuar pluralizmin politik, dhe kjo është fatëkëqesi e madhe, por kjo krizë nuk mund të përballet vetem , pa mbështetjen e popullit dhe klases intelektuale të cilët nuk mund të flenë gjumë tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›