Garda nderron eskorten e Ina Rames. Nuk ka asnje shpjegim per rotacionin
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama eshte njoftuar dje rreth mesdites per ndryshimin e eskortes se saj. Me ane te nje shkrese zyrtare komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi i ka bere te ditur kryeprokurores se duke nisur qe sot ne mengjes shoqerimi i saj do te behet nga nje grup tjeter truprojash. Kryeprokurorja Ina Rama eshte shoqeruar nga kater gardiste qe prej vitit 2007. Tre prej tyre kane qene oficere dhe nje anetare e grupit te shoqerimit ka qene femer.
Kjo e fundit ka mbetur e vetmja e pandryshuar nga i gjithe grupi i shoqerimit te prokurores se Pergjithshme. Ina Rama ka zbatuar nje protokoll sigurie te shoqerimit me kater gardiste gjate levizjeve jashte institucionit ne konferenca apo ne takime nderkohe qe brenda institucioneve eshte shoqeruar nga vetem dy gardiste. Grupi i ngushte i shoqerimit perbehej nga oficerja e Gardes se Republikes dhe nje koleg i saj. Sipas ligjeve dhe protokollit prokurori i Pergjithshem hyn tek personalitetet e rendesise se vecante qe duhet te ruhet nga Garda e Republikes.
Ndryshimi i eskortes
Shkresa e mberritur dje ne zyren e Ina Rames e derguar nga Garda e Republikes nuk jepte shpjegime. Thjesht Prokurorja e Pergjithshme vihej ne dijeni se tre nga oficeret e grupit te shoqerimit jane ndryshuar per tu zevendesuar me kolege te tjere te tyre nga Garda e Republikes. Komandanti i kesaj te fundit nuk ka dhene asnje arsyetim per ndryshimin e perberjes se eskortes se kryeprokurores. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme te pyetura dje nga gazeta Panorama ne lidhje me kete fakt pohuan lajmin. Jemi njoftuar me nje shkrese qe ka mberritur sot dje nga Garda e Republikes thane burimet zyrtare. Ne lidhje me ndonje koment per ndryshimin e eskortes ne kete moment zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme tha se nuk kemi verejtje. Ky eshte rasti i dyte i ndryshimeve ne grupin shoqerues te Prokurores se Pergjithshme. Ajo mori detyren ne nentor 2007 dhe vetem tre muaj me pas nje oficere me emrin Ina e cila ishte ne grupin e shoqerimit u zevendesua nga nje kolege e saj nga Garda e Republikes. Qe prej kesaj kohe eskorta e Ina Rames ka qene e paprekur. Nga ana tjeter mesohet se rotacioni i oficereve shoqerues te personaliteteve eshte nje procedure formale qe ndiqet ne menyre periodike nga Garda e Republikes. Ne disa raste per shkak te ngarkeses se nje personaliteti te caktuar ndryshimin mund ta kerkojne edhe vete efektivat. Garda sipas ligjit ruan cdo objekt ne te cilin ndodhen personat e rendesise se vecante perfshi godinat shteterore ambientet asnjanese udhetimet dhe rezidencat private.
Garda
Prokuroria ka firmosur me daten 22 janar ne oret e mengjesit gjashte urdhra ndalimi ndaj gjashte zyrtareve komandues te Gardes se Republikes te dyshuar per vrasjen e tre civileve ne demonstraten e 21 janarit. Urdhrat e ndalimit te leshuar nga Prokuroria nuk jane ekzekutuar ende prej policise. Nga ana tjeter hetues te Prokurorise se Tiranes kane shkuar tek Garda e Republikes per te marre armet per ekspertize si dhe per te keqyrur oficeret e plagosur por gjate perpjekjes per realizimin e detyres proku-roret jane penguar pasi nuk jane lene te hyjne ne Garde duke u dashur te presin per disa minuta.
Trazhgim Sokolaj