E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zot Jepi fuqi Imzot Palias te na ndihmoje

/ /

NgaBESNIK MUSTAFAJ

Diten e shtune erdhi ne Tirane Imzot Vincenc Palia perfaqesues i Komunitetit te Sant Egidio-s. Mire se na e solli Zoti Me shume se nje jave pas dhunes tragjike qe ndodhi ne bulevardin Deshmoret e Kombit para selise se Keshillit te Ministrave ne shqiptaret qe kemi vendosur te jetojme ne vendin tone nuk po shihnim ende asnje fije shprese te mire. Deklaratat e udheheqesve tane ishin bere dita- dites e me te acarta. Kryeministri Berisha jo vetem ishte i bindur se kishte pasur nje perpjekje per grusht shteti por tashme e akuzuar publikisht nuk ishte vetem opozita. Pjesetare tani ishin bere sipas tij edhe Prokurorja e Pergjithshme edhe kryetari i Sherbimeve Sekrete e se fundi edhe Presidenti i Republikes. Komuniteti Nderkombetar posacerisht Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po shfaqnin nje shqetesim vertet ne rritje por gjithnje te turbullt pra te padobishem. Ata u kerkonin te dyja paleve te respektonin institucionet. Po cilat institucione duheshin respektuar Parlamenti i cili ishte mbledhur ne nje seance plenare te jashtezakonshme po nuk kishte marre pjese opozita Prokuroria qe duhej te hetonte sic e detyron Kushtetuta e qe nderkohe akuzohej nga vete Kryeministri si pjesetare e pucit Apo Presidenti i Republikes qe duhej te arbitronte po ne detyrim te mandatit te vet kushtetues por qe tashme si i akuzuar perjashtohej de facto nga ky rol Diplomacia europiane dhe ajo amerikane kerkonin te arrihej menjehere nje marreveshje midis paleve dhe te filloje puna e perbashket per pergatitjen e zgjedhjeve te 8 majit per pushtetin vendor. Ne pergjigje te kesaj thirrjeje kryeministri Berisha kishte deklaruar se nuk bente asnje marreveshje me organizatoret e pucit. Ndersa kryetari i opozites Edi Rama kishte deklaruar se me Berishen kryeminister nuk mund te kishte zgjedhje. Sa jave e gjate
Imzot Palia erdhi ne Tirane. Nga televizioni e pame se u takua me Presidentin e Republikes dhe me Kryeministrin. Nga njoftimet e shtypit te Presidences dhe te zyres se Kryeministrit mesuam ci kane thene udheheqesit tane Imzot Palias. Por jo cu ka thene Imzot Palia atyre. Imzot Palia dhe njerezit e Komunitetit te Sant Egidio-s ne pergjithesi flasin pak me gazetaret dhe sidomos nuk e kane zakon te flasin para kohe. E kane kete zakon te mire. Por ne nuk pame ne media qe Imzot Palia te jete takuar edhe me kryetarin e opozites. A thua te jene takuar por zoti Rama nuk ka njoftuar ne respekt te zakonit te mire te Imzot Palias per te mos folur para kohe Do Zoti te jete keshtu A thua nuk jane takuar se nuk ka pranuar Zoti Rama Do Zoti te mos jete keshtu A thua nuk jane takuar se Imzot Palia nuk ka kerkuar ta takoje kryetarin e opozites Do Zoti as kjo nuk eshte se do te thoshte qe i derguari i Komunitetit te Sant Egidio-s nuk paska ardhur ne Tirane per ndonje ndermjetesim. Vendi yne ka sot nevoje urgjente per mrekulline qe di ta beje Imzot Palia me njerezit qe e rrethojne.
Dhe kjo mrekulli do te ishte kthimi i arsyes ne koken e Berishes dhe te Rames. Ka vend te besohet se Berishes dhe Rames nuk iu intereson te merren vertet vesh. Por na intereson ne shumices derrmuese te shqiptareve. Ata jane te detyruar te merren vesh nje dite a nje tjeter. Halli yne eshte te koha qe po humbin e qe eshte humbje ne dem te Shqiperise. Keto dite me jane kujtuar pa prere ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Puna qe bera une ato dite ishte lidhja me mediat nderkombetare. Kam dhene me dhjetera intervista ne disa nga televizionet radiot gazetat dhe revistat me te njohura europiane dhe amerikane duke shpjeguar me aq sa dija dhe me shprese se do te isha i besueshem se ajo qe kishte ndodhur nuk ishte nje perpjekje e Berishes per grusht shteti sic po e paraqisnin pushtetaret socialiste. Atehere isha krejt i bindur se nuk ishte perpjekje per grusht shteti dhe po aq i bindur jam edhe sot pas me shume se 12 vjetesh. Per arsye qe dihen militantet tane dhe turma e njerezve te zemeruar e kishin gjuajtur seline e Kryeministrit jo dosido por me arme te kalibrit te rende e kishin djegur fund e krye kishin pushtuar edhe televizionin publik. Per dite me pas ende vazhdonim te kishim te parkuar para zyrave te partise nje tank mjet ushtarak i Gardes Kombetare qe nuk i dorezohej te zotit. Por une prape e prape isha i bindur dhe vazhdoj te jem i bindur se nuk behej fjale per grusht shteti. Dhe duke biseduar me gazetare te huaj te cilet profesioni i kishte cuar ne ndonje rast edhe te ndiqnin drejtperdrejt zhvillime grushtesh te verteta shteti ne pjese te trazuara te botes shihja cudine e tyre pse qeveria shqiptare ngulte kembe se kishte ndodhur nje perpjekje per grusht shteti. A nuk e kupton qeveria se eshte me se pari ne dem te saj te besohet ky version me pyesnin. Nuk e kupton u pergjigjesha plot trishtim
Edhe pse nuk ka sondazhe ndjehet qarte qe popullariteti i Sali Berishes ka rene gjate kesaj periudhe. Por eshte fare e sigurt se nuk ka rene legjitimiteti i tij per te qeverisur me mazhorancen qe drejton. As nuk eshte krisur koalicioni perkundrazi eshte perforcuar me perfshirjen se fundmi edhe te PDU-se dhe as nuk ka pasur firo me largime individualisht deputetesh nga te vetet. Ne keto rrethana Berisha politikisht eshte krejt brenda normes demokratike per te drejtuar qeverine dhe nuk ka asnje mundesi teorike dhe as morale qe opozita ti percaktoje mazhorances kryetarin e qeverise. Dhe po ashtu Rama duhej te ishte shume naiv qe te besonte se kjo mazhorance mund ti nenshtrohet nje ultimatumi te tille apolitik. Po ne qofte se ai e ka te qarte qe politikisht ky ultimatum eshte nje rruge pa krye pse e ben atehere Kjo eshte nje pyetje e arsyeshme dhe ne kushtet e mungeses se arsyes dhe te arsyetimit nuk mund te marre pergjigje.
A do te kthehet se shpejti ne Tirane Imzot Vincenc Palia Nuk e di por lutem qe te kthehet. Pervoja me meson qe te parashikoj se kesaj jave te nisur tonet e diplomacise europiane dhe te asaj amerikane do te fillojne te ngrihen qe do te thote se edhe gjuha e Brukselit dhe e Uashingtonit do te behet me konkrete. Madje shume e shume njerez ne Shqiperi perfshire ketu edhe nje pjese te madhe te atij qe udheheqesit politike e quajne nga nje ane populli opozitar e nga ana tjeter populli demokrat po e presin nje nderhyrje te tille si nje shprese per te dale nga ngerci i tmerrshem. Kjo shprese eshte njerezore por shpreh edhe deshperimin e thelle qe e ka pushtuar shoqerine tone pra mosbesimin e saj te thelle te vullneti i udheheqjes politike te vendit per ti sherbyer interesit te perbashket. Me fjale te tjera nje shprese te tille e ka zakonisht  nje shoqeri e dorezuar. Sa keq jemi katandisur Ne deklaraten e vet diten e dhunes ambasadori amerikan ne Tirane tha dicka shume te rende per ata qe kishin veshe ta degjonin. Ai tha se u deshmua qe vendit i mungon udheheqja leadership. Kesaj jave dhe ne vazhdim deri sa gjerat te vihen disi ne vend diplomacia europiane dhe ajo amerikane do te flasin per Shqiperine gjithnje e me qarte si per nje vend ku mungon udheheqja ne kuptimin qe ka nje udheheqje te pergjegjshme ne nje vend sovran. Shpresa e shoqerise shqiptare te dobia e nderhyrjes nga jashte mbeshtetet te aftesia qe ka udheheqja jone per tu terhequr perpara presionit te huaj. Ne nuk na mbetet vecse te gezohemi qe e ka nje dobesi te tille. Perndryshe nuk do te na zinin lumenjte tane per tu mbytur. A e meritojme ne udheheqjen qe kemi Sigurisht qe e meritojme. E kemi zgjedhur vete me vote te lire.
Ndersa Imzot Palia me Komunitetin e SantEgidio-s ka nje fryme tjeter ndermjetesimi. Ne qershor 1997 ne rrethana shume me te nderlikuara ata arriten ta ulin ne tryeze Partine Demokratike dhe Partine Socialiste per te nenshkruar nje marreveshje me rendesi jetike per momentin qe kalonin shqiptaret. Une kam besim se Imzot Palia mund te beje prape nje mrekulli te tille ku nuk do te ishin te gjithe humbes sic tha diplomacia europiane dhe ajo amerikane per daten 21 janar por te gjithe fitues. Zot Jepi fuqi Imzot Palias te na ndihmoje Sepse pervec bukes se perditshme kemi nevoje edhe per pak nder faqe botes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›