E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR- RISHM-it: Hapni zonën D të minierës

Në nënprefekturën e Bulqizës janë mbledhur në një takim përfaqësues të RISHM-it , të ACR-së dhe përfaqësues të firmave të tjera private që punojnë në minierën e Bulqizës. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi sigurinë e minierave.

Mes çështjeve të ndryshme që u shtruan për diskutim theksi është vënë në sigurinë e jetës në punë, pasi vitet e fundit në këtë minierë kanë ndodhur aksidente të shumta me pasoja fatale për jetën e minatorëve.

Të pranishmit i kanë kërkuar RISHM që të rifilloj puna në zonën D e cila ishte bllokuar pak kohë më parë për arsye sigurie. RISHM-it është kthyer përgjigje se vetëm kur do të jepet urdhri nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të rinisë puna në këto nivele.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›