E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda si Arvizu leter policise Do kete dhune

TIRAN- Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi tashme nen hetim per pasojat e demonstrates se 21 janarit me ane te nje shkrese zyrtare i ka kerkuar Drejtorise se Policise ne kryeqytet ti refuzoje lejen opozites se bashkuar per te protestuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit me pretendimet se protesta do te jete e dhunshme.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te ministrise se Brendshme dhe atyre prane policise se shtetit ku keta te fundit i kane kthyer pergjigje negative komandantit te Gardes duke e njoftuar se opozites i eshte miratuar kerkesa per leje. Komandanti i Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi me ane te nje shkrese zyrtare i eshte drejtuar drejtorit te Policise se Qarkut Tirane z.Sajmir Mucaj qe te refuzoje kerkesen lejen per zhvillimin e protestes se opozites. Kete kerkese komandanti Prendi e kishte argumentuar mbi bazen e informacioneve te siguruara nga Garda se protesta do te ishte e dhunshme-thuhet nga burimet e policise.
Drejtoria e Policise se Qarkut ne Tirane i eshte pergjigjur me nje shkrese percjellese kerkeses se Komandantit te Gardes se Republikes duke njoftuar se leja e opozites ishte miratuar dhe drejtoria e policise ka marre masat e nevojshme. Ne ndihme te policise se Tiranes kishin ardhur efektive te shumte te policise nga rrethe te ndryshme duke perfshire ketu edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte FNSH-se. Sipas policise jane angazhuar rreth 3 mije efektive te forcave te rendit qe ishin pozicionuar stacionuar per rreth kryeministrise dhe Kuvendit.
Ne planin e masave eshte urdheruar qe te gjithe te kishin te vendosur ne menyre te dukshme mjetin e identifikimit te policise. Ne planin e masave jane angazhuar edhe rreth 34 agjente policie te cilet kishin per detyre te filmonin me kamera levizjet-thuhet nga burimet e policise. Pas sjelljes sakandloze te policise se shtetit ne 21 janar gjate dites se djeshme te gjitha veprimet e policise jane monitoruar nga drejtues te misioneve policore ICITAP dhe PAMECA qe asistojne ne Shqiperi policine e vendit. Lajmerimet per dhune jane pretenduar nga Garda dhe Ambasada Amerikane ne menyre te perseritur por gjate protestes se djeshme nuk eshte regjistruar asnje incident.

Garda e Republikes hesht per skandalin e makines se Prendit

Garda e Republikes i eshte shmangur dje pergjigjes per publikun lidhur me skandalin e makines me te cilien leviz shefi i Gardes e cila rezulton e vjedhur dhe me targe te falsifikuar nga vete Prendi. Makina eshte bllokuar si e trafikuar ne 14 tetor 2010. Ka targen CY 520 CW me numer shasie WP1ZZZ9PZ6LA54164. Kreu i Gardes jo vetem leviz me te por i ka mbivendosur edhe targat e nje BM-je duke konsumuar vepren penale te falsifikimit te dokumentave. Shekulli e ka ndjekur dhe fotografuar kreun e Gardes gjate levizjeve te tij me kete makine ne Tirane. Materialet u botuan dje ne Shekulli.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›