E Shtunë, 31 Tetor 2026

amet ne nje parti Idrizi Do mbushim boshllekun e politikes

/ /

Dy partite qe kane ne themel te programit te tyre ceshtjen came u bashkuan dje duke krijuar nje force te re politike e cila do te jete edhe forca e katert politike ne vend. PDU e PDI dhe dy kryetaret e saj Shpetim Idrizi e Tahir Muhedini firmosen dje bashkimin duke krijuar Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet. Bashkimi jone nuk eshte thjesht bashkim siglash i PDI dhe PDU. Simbolet tona te bashkuara do te perbejne boshtin programor dhe drejtimin e betejes sone politike per te permbushur jo vetem misionin tone por dhe ate boshllek qe mungon ne spektrin e politikes shqiptare tha Idrizi. Bashkimin e pershendeti edhe Fatmir Limaj nga PDK e Kosoves. Kjo parti u perket te gjithe shqiptareve kudo qe jane. Ju jeni nje parti misionare - tha Limaj. Ne aktivitet pershendeti edhe historiani e politikani i njohur Sabri Godo. Gezimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur kete dite dhe eshte ne diten fatlume ate te pavaresise se Kosoves. E shoh bashkimin si formacionin qe bashkon dhe 300 mije camet qe jetojne ne Shqiperi tha Godo. Kreu i ri i kesaj partie Shpetim Idrizi premtoi zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes came. Dhe ne kete beteje ne do te marrim dhe shembullin e grekeve. Mos u habisni. Besoj e keni marre vesh sesi po kerkojne te hapin ceshtje ne Hage per nje masaker te trupave gjermane ne nje fshat te Greqise. E kane hapur ceshtjen ne gjyqet greke pastaj ne ato italiane dhe sot duan te shkojne ne Hage tha Idrizi. Gjate ceremonise se bashkimit pershendeten deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri ish-kryetari i shoqates ameria Servet Mehmeti dhe aktorja e njohur Margarita Xhepa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›