E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandot qeveria bojkoton Topin

/ /

Perplasjet mes Ekzekutivit dhe Presidences pas ngjarjeve te 21 janarit kane ftohur ndjeshem marredheniet mes dy institucioneve. Burime nga Presidenca bejne te ditur per gazeten Panorama se ne ceremonine e zhvilluar dje ne Pallatin e Brigadave kane qene te ftuar ministri aktual i Mbrojtjes Arben Imami dhe ish-ministrat e Mbrojtjes mes te cileve edhe Fatmir Mediu. Zyrtare te Presidences bejne te ditur gjithashtu se Imami ka qene edhe propozuesi i dekorimit te ushtarakeve te larte nderkohe qe mungesa e ministrave ne kete ceremoni eshte justifikuar me faktin qe ne oren 1100 kur ishte ftesa ishte parashikuar edhe mbledhja e radhes se qeverise. Por kjo mbledhje u shty per rreth 30 minuta per shkak te pjesemarrjes se Kryeministrit ne nje aktivitet me OSBE-ne per reformimin e gjendjes civile. Nga radhet e PD-se ishin te pranishem dje kryetari i Komisionit te Sigurise Kombetare Leonard Demi dhe ish-ministri i Mbrojtjes njeheresh anetar i komisionit te sigurise Gazmend Oketa si dhe ambasadore te vendeve te NATO-s ne Shqiperi. Te ftuar ishin gjithashtu edhe ish-Presidentet Moisiu e Meidani.
Dekorimi
Ne aktivitetin e zhvilluar dje Kreu i Shtetit tha se pjesemarrja e Shqiperise ne misionet jashte vendit perben padyshim nje nder angazhimet me te medha politike dhe ushtarake te vendit ne skenen boterore te politikes dhe te sigurise globale. Keto misione kane kontribuar jo vetem ne interes te rritjes se sigurise se pergjithshme por edhe te paqes globale. Ato njekohesisht kane kontribuar ne percjelljen e te vertetes se madhe per imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve. Pas perfundimit te misionit te Kandahar Topi dekoroi dje nenkolonelin Dritan Demiraj me Medaljen e Arte te Shqiponjes me motivacionin Per drejtim me kompetence guxim dhe trimeri ne plotesimin e detyres se ngarkuar duke u bere shembull per efektivin e Misionit Paqeruajtes ne Operacionin Eagle 1 Gjithashtu Presidenti Topi dekoroi Kapiten Ernest Mariakaj Rreshter Albert Kucaj Rreshter Astrit Lica dhe Tetar Gezim Toska me Medaljen Per Sherbime Ushtarake me motivacionin Per profesionalizmin perkushtimin dhe kontributin e dhene ne kryerjen e detyrave operacionale e paqeruajtese ne perberje te Kontingjentit EAGLE-1 te inkuadruar ne Brigaden 525 USA Kandahar Afganistan.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›