Rama Demonstrate per zgjedhje te reja
Kreu socialist Edi Rama ftoi qytetaret te demonstrojne sot per largimin e qeverise. Nje dite para demonstrates qe do te nise sot ne oren 1600 para godines se Kryeministrise Rama tha se tubimi do te jete paqesor. Neser ne oren 4 ne do te jemi ne bulevard me kedo qe deshiron te demonstroje paqesisht por vendosmerisht per largimin e Saliut dhe
zgjedhje te reja te lira e te ndershme. Do te jemi ne bulevard per kedo qe sot nuk e shtyn dot me jeten e perditshme per shkak te vuajtjeve e veshtiresive te pafundme qe regjimi vrastar i kusarise shton perdite mbi kurrizin e shqiptareve te zakonshem u shpreh Rama. Ndryshe nga demonstrimet e fundit te opozites sot para Kryeministrise do te ngrihet nje podium nga i cili do te ngjiten perfaqesues te opozites por dhe qytetare qe do te flasin para demonstruesve. Mesohet se do te kete rreth shtate fjalime te cilat do te mbyllen me fjalen e kryesocialistit Rama. Grumbullimi i demonstruesve do te behet ne kater pika te Tiranes Zogu i Zi Stacioni i Trenit Rruga e Elbasanit dhe stadiumi Dinamo per te marshuar drejt bulevardit Deshmoret e Kombit.
Policia
Pas kerkeses qe Partia Socialiste dorezoi dje ne Drejtorine e Policise se Tiranes per nje tubim paqesor qe do te zhvillohet sot ne kryeqytet pergjigja e policise dha pergjigjen pozitive duke garantuar protesten. Pasi u njoh me vendet ku do te grumbullohen protestuesit itinerarin e levizjes oren dhe vendin ku do te zhvillohej me pas protesta paqesore Policia e Tiranes mori nje plan masash ne bashkepunim me Njesine e Policise Rrugore. Plani i masave konsiston ne bllokimin e disa rrugeve gjate kohes kur parashikohet levizja e protestuesve drejt qendres se Tiranes me pas ne drejtim te sheshit para Kryeministrise ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ne kater pikat kryesore ku parashikohet te grumbullohen protestuesit tek kryqezimi i 21 Dhjetorit Rruga e Elbasanit Stacioni i Trenit dhe Farmacia nr.10 tek rruga e Dibres do te kete forca te Policise Rrugore dhe te Rendit. Sipas policise gjate protestes do te jete i bllokuar vetem bulevardi Deshmoret e Kombit aty ku edhe do te mblidhen protestuesit si dhe nje pjese e Rruges se Kavajes. Forcat e policise do te vendosen edhe ne sheshin Skenderbej ku eshte planifikuar te mblidhen qytetaret e ardhur nga rrethet. Gjate levizjes ne drejtim te sheshit para Kryeministrise protestuesit do te shoqerohen nga punonjes te Policise se Rendit. Por gjate ketij itinerari dhe levizjes deri ne bulevardin Deshmoret e kombit Policia Rrugore do te perpiqet qe te mos bllokojne rrugen plotesisht ne menyre qe te kene mundesi automjetet te levizin lirshem.
Bare Duam nje zgjidhje te re
Kryetari i PS-se tha dje se opozita kerkon nje zgjidhje te re per te dale nga kriza politike. Duke iu pergjigjur deklaratave te Kryeministrit Bare u shpreh se drejtesia duhet te vendoset me voten e lire. Sot me shume se kurre shqiptaret kerkojne nje zgjidhje te re. Nje zgjidhje te re per ti rikthyer cdo shqiptari dinjitetin e vjedhur nga Sali Berisha nje zgjidhje te re qe i ofron shqiptareve pune dhe nje jetese me te mire. Nje zgjidhje te re qe vendos drejtesine ne vend drejtesine edhe per ata 4 shqiptare te ndershem e te pafajshem qe ne 21 janar u vrane mizorisht nga Garda republikane e Sali Berishes. Per te gjitha keto arsye neser ne oren 4 shqiptaret do te protestojne paqesisht por vendosmerisht ne bulevardin Deshmoret e Kombit u shpreh Bare.
Aristir Lumezi
Etleva Delia