Besimi në gjyqësor, SHBA prezanton projektin
05/04/2011 Qëllimi: Zhvillimi i seancave në zyrë dhe jo në sallë, shkeljet e gjyqtarëve, etj
Nga 149 seanca të monitoruara, 125 janë zhvilluar në zyrat e gjyqtarëve
TIRANË- Veshja e papërshtatshme e sekretareve të gjykatave, zhvillimi i seancave në zyrë dhe jo në sallë, si dhe shkeljet e gjyqtarëve janë disa nga objektivat e projektit “Gjyqtari dhe publiku: rritja e besimit të publikut kundrejt gjyqësorit bazuar në parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë”. Ky projekt është hartuar nga Qendra e Studimeve Parlamentare, me mbështetjen financiare të ambasadës amerikane në Tiranë. Komunikimi gjatë procesit gjyqësor është një ndër pikat. Palët dhe pjesëmarrësit në gjykim kanë sjellje të rregullt dhe korrekte me gjykatën, po ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit. Por vlen të theksohet se shpesh herë pjesëmarrësit, njerëzit e thjeshtë instruktohen gjatë seancës nga gjykata për mënyrën se si duhen t’i drejtohen asaj dhe palëve, si për gjuhën e folur, ashtu edhe për qëndrimin e mbajtur në seancë. Veshja e posaçme e gjyqtarëve respektohet plotësisht për gjykimet që zhvillohen në sallat e gjyqeve dhe jo domosdoshmërish për ato që zhvillohen në zyra. Në vetëm 15 raste nga 149 seanca gjyqësore të monitoruara, sekretaret gjyqësore nuk kanë mbajtur veshjen e posaçme. Në shumicën e rasteve prokurorët dhe avokatët nuk kanë veshur togën e posaçme të përcaktuar për ta. (Përfshirë gjykimet në sallat e gjyqeve). Nga 149 seanca të monitoruara 125 seanca janë zhvilluar në zyrat e gjyqtarëve dhe vetëm 24 në sallat e gjyqeve. Ka një paqartësi lidhur me përmbajtjen e rregullave etike që udhëheqin gjyqtarin që nga momenti i marrjes dhe ushtrimit të detyrës. Këto rregulla etike nuk janë të përcaktuara ose “të kodifikuara” në një dokument, por gjenden të shpërndara sikurse e pohojnë dhe vetë gjyqtarët në dokumente të ndryshme. Këto rregulla nuk janë të disponueshme për gjyqtarët dhe për publikun. Ligji parashikon 32 raste që përbëjnë shkelje disiplinore për gjyqtarët të klasifikuara në tre kategori: shumë të rënda, të rënda dhe të lehta. Të dhënat thonë se KLD-ja gjatë kontrolleve të saj ka konstatuar vetëm 4 raste që nga koha e miratimit të ligjit (2008). Këto janë për disa arsye që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.