Kazaferi: Fajtorët të vihen para drejtësisë
05/04/2011 Plagosja e Kajës, reagon LSI
Menjëherë pas plagosjes së Kryeinspektorit të Policisë Ndërtimore, Ardit Kaja, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, duke shprehur keqardhjen për incidentin e ndodhur. Nënkryetarja e kësaj partie për degën e Tiranës, Blerina Kazaferi, u kërkoi organeve të drejtësisë të vënë para ligjit përgjegjësit. “Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit të Tiranës jam këtu për të shprehur keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes dhe ku mbeti i plagosur Ardit Kaja, dhe më lejoni t’i uroj atij shërim të shpejtë dhe pa asnjë pasojë për shëndetin e tij. LSI e dënon këtë akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit të ligjit për një hetim të shpejtë e profesional, për të vënë para drejtësisë autorët dhe cilindo që mund të rezultojë i implikuar me ta”, - tha nënkryetarja e LSI-së së kryeqytetit. Ndërsa akuzën e kreut të Bashkisë, Edi Rama, i cili ka vënë gishtin mbi LSI-në për këtë ngjarje, Kazaferi i kërkoi të presë përfundimet e hetimit. “Ndërkaq, e ftojmë Kryetarin e Bashkisë të vetëpërmbahet, të mos nxitojë të bëjë edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, se përpjekjet për ta transferuar pistën e hetimit, janë dëshmia më e qartë e panikut dhe e frikës për humbjen që e pret më 8 maj”, -përfundoi ajo.