Gare e paparashikueshme. Blanc Synojme bileten ne Euro 2012

Rezultatet e ndeshjeve të fundit e kanë kthyer grupin D eliminator të Euro 2012, ku merr pjesë dhe Shqipëria, në një triller të vërtetë. Nga vendi i parë që kryesohet nga Franca deri në vendin e pestë ku pozicionohet Bosnja, diferenca është vetëm gjashtë pikë. Barazimi 1-1 i Frances në Bjellorusi dhe fitorja e pastër 3-0 e Rumanisë ndaj Bosnjes e kanë bërë shumë të vështirë parashikimin se cila skuadër do të sigurojë biletën për në Euro 2012 dhe cila do të ketë mundësi të luajë në play-off.
Gjithsesi, trajneri i kombëtares franceze, Laurent Blanc është shprehur i sigurt se përfaqësuesja që ai drejton do të mbyllë me sukses këtë fushatë eliminatore për të siguruar një vend në kompeticionin që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.
"Nuk e di nëse e keni parë ndeshjen me Bjellorusinë. Jam i zhgënjyer me lojën e skuadrës, por ne jemi në proces rinovimi dhe ende nuk kemi një lider si Zinedin Zidan. Megjithatë kemi në përbërje lojtarë të nivelit të lartë dhe është e drejtë që të synojmë suksesin në kampionatin Evropian”, është shprehur Blank, përpara ndeshjes miqësore kundër Ukrainës.
Franca kryeson grupin D eliminator me 13 pikë, tre më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë dhe katër më shumë se Rumania e Shqipëria.
Nertan Prifti