Tregje pa higjene Gecaj Drejt mbylljes 10 prej tyre
Nëse mbi 10 tregje të kryeqytetit nuk do të mbyllen nga pushteti vendor, Drejtoria e Shëndetit Publik do t’i drejtohet për zgjidhje organeve të drejtësisë. Pasi ato s’plotësojnë asnjë kusht për t’i ofruar shërbim konsumatorit, të cilit mund t’i riskohet dhe jeta. Ky informacion është bërë publik nëpërmjet “AS”, nga drejtori i këtij institucioni, Mëhill Gecaj, i cili sqaron se bashkia nuk ka vjelë as gjobat e vendosura nga inspektoriati sanitar.
“Në rast se nuk do gjejmë bashkëpunim, si nuk kemi gjetur tani me pushtetin vendor. Problemi i gjobave është i zgjidhur sepse ne do i drejtohemi gjykatës dhe përmbarimit, por problemi është i mbylljes. Inspektoriati nuk ka infrasturën e nevojshme për të mbyllur këto tregje. Mund të jenë rreth 10 apo 15 tregje që janë për mbyllje”-thotë Gecaj.
Në Tiranë shumë pak tregje plotësojnë kushtet higjeno - sanitare e mbi 30 të tjera operojnë, sipas Gecaj në informalitet të plotë.
“Është e papranueshme që në mes të Tiranës, të ketë tregje të tilla që janë informale. Dhe ç’është kryesore, bashkia u vjel taksa këtyre qytetarëve, në një kohë që është detyrë e saj, meqë u vjel taksa, t’i orientojë e t’u kushtojë kushte, standarte, higjenë e të tjera me radhë”-thotë ai.
Të gjithë tregtarët e tregjeve paguajnë taksa vjetore në bashki dhe qera pronarëve të ambjenteve. Ndaj dhe vetë ata thotë Gecaj duhet të reagojnë dhe të mos pajtohen me kushtet e vendeve ku tregtojnë.
Julja Bardhushi