E Diel, 1 Nëntor 2026

Perballja me Bosnjen Duka Skuadra do te jape maksimumin

Nga kombëtarja te sezoni i Superligës që sapo u mbyll. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zbret në fushë në një rrefim 360 gradë për “Skaner Kampionat” në Albanian Screen. Mendimi i parë i numrit një të qeverisë së futbollit në vend është për kombëtaren kuqezi dhe sfidën e saj të rëndësishme për grupin D në tranfertën boshnjake. Duka ul euforinë, por në të njëjtën kohë është i bindur se skuadra e Josip Kuzhe do të japë maksumimun për të ruajtur ecurinë pozitive të ndeshjeve të fundit.

“Unë dhe në përgjithësi stafi i ekipit kombëtar, është munduar dhe do të vazhdojë t’i japë këtë lloj mesazhi ekipit që të mos marrë një lloj mbingarkese. Unë nuk dyshoj që ekipi jonë vlerëson maksimalisht këto ndeshje, por gjëja që mund t’i trembem është mbingarkesa emocionale që mund të ketë ekipi. Kjo është një ndeshje e rradhës, një ndeshje për tu luajtur jashtë fushës sonë, që çdo lloj rezultati përveç humbjes do të ishte i kënaqshëm për ne”- u shpreh Duka.

Duke pranuar disa probleme që shoqëruan garën, Armand Duka e ka cilësuar si të sukseshëm sezonin e Superligës që sapo u mbyll me Skëndërbeun kampion.

“Në përgjithësi kampionati ka pasur një ecuri pozitive, por edhe problematikën e vet. Në këtë kampionat ka pasur një garë pothuajse deri në javën e parafundit, sepse në javën e fundit ka pasur një luftë të fortë për titullin kampion, Skënderbeu dhe Flamurtari. Kemi pasur më shumë se 5-6 skuadra të cilat përveç Elbasanit i cili kishte dalë automatikisht më parë”- u shpreh Duka.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur edhe për çështje të tjera të futbollit në vend. Një një nga më të rëndësishmit Komisoni i Superligës, që sipas Armand Dukës ka dështuar megjithëse jo ”de juro”.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›