“Garimi i deputetëve, shkelet statuti i partisë”
16/02/2012 Zgjedhjet për kreun e ri të PS-së së Tiranës, reagon deputeti Ilir Gjoni
Ligjvënësi socialist deklaron mospërfshirjen në garë, shigjeton lidershipin socialist
Gara për kreun e ri të Partisë Socialiste për Tiranën ka krijuar jo pak pështjellim brenda radhëve të këtij kampi. Anonçimi i emrave pretendetë për këtë post ka sjellë me vete dhe shfaqjen e pakënaqësive lidhur me mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Madje, gjatë ditës së djeshme një nga emrat e përfolur për një post të tillë jo vetëm që përjashtoi mundësinë për të vazhduar garën, por e cilësojë si krejtësisht të parregullt këtë garë. Deputeti socialist Ilir Gjoni në adresën e tij në rrjetin social “Facebook” nxori në pah faktin se emrat e deklaruar deri tani për të garuar në postin e kreut të PS-së të Tiranës nuk kanë të drejtën e kandidimit, nisur nga pozicioni që kanë aktualisht.
Statuti
Deputeti i PS-së Ilir Gjoni, duke shpjeguar mospërfshirjen e tij në këtë garë, në të njëjtën kohë shigjeton ashpër qëndrimin e lidershipit socialist përballë situatës së krijuar. “Këto ditë kam parë në medie se është përmendur emri im si kandidat i mundshëm për kryetarin e PS-së së Tiranës. Në fillim mendova se është thjesht një lajm, siç ndodh rëndom me mediet te ne, por konstatoj se më duhet të sqaroj se unë as nuk e kam pasur e as nuk e kam ndër mend të kandidoj për këtë post. Jo sepse nuk e vlerësoj, por sepse e gjykoj se është shumë i rëndësishëm dhe zgjedhja e kryetarit të PS-së së Tiranës duhet të kalojë përmes një procesi të rregullt, transparent e serioz, duke filluar në radhë të parë nga respektimi i statutit të partisë, që funksionin e deputetit e sheh në mospërputhje edhe me mbajtjen e një funksioni tjetër në parti”, - shkruan Gjoni në rrjetin social “Facebook”. Neni 41 i statutit të PS-së për papajtueshmëri të dy mandateve dhe shmangia e konfliktit të interesave saktëson se “në procesin e propozimeve dhe zgjedhjeve për drejtues të forumeve të Partisë si dhe për individë të zgjedhur ose të emëruar si përfaqësues të PSSH-së në organet e pushtetit si rregull ndiqet parimi i mosmbajtjes së dy mandateve njëkohësisht nga i njëjti person”.
Qëndrimi
Gjithsesi, unë dëshiroj të falënderoj të gjithë ata kolegë, kryetarë organizatash e socialistë që janë interesuar, duke i siguruar se do të kontribuoj me gjithë fuqitë e mia e pareshtur në funksion të PS-së qoftë si deputet, qoftë dhe si përgjegjës për zonën e njësisë bashkiake nr. 3, ku kryej aktivitetin politik e partiak”, - vlerësoi Gjoni.