Makinat, thjeshtohen procedurat për regjistrim
17/02/2012 Tani nevojiten vetëm dy dokumente nga pronari i makinës. Si verifikohen makinat e vjedhura
Për të regjistruar automjetin, qytetarëve nuk do t’u duhet më një dosje me dokumente, por vetëm certifikata e pronësisë dhe karta e identitetit. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transporteve, që ka hyrë në fuqi më 13 shkurt, thjeshton procedurat e regjistrimit të automjeteve duke ulur numrin e dokumenteve dhe rritur sigurinë. Sipas procedurave të reja, çdo automjet, motomjet apo rimorkio ka një procedurë të veçantë dhe një dokumentacion të përcaktuar që do ta paraqesë pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, që do të jetë edhe institucioni zbatues. Për regjistrimet e para që lidhen me marrjen e lejes së qarkullimit, në udhëzim përcaktohen hapat që duhet në ndërmerren nga aplikimi për regjistrimin, te kontrolli fizik i mjetit. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim përfshin, mes të tjerash, dokumentin e fitimit të pronësisë (për mjete të blera jashtë), kjo mund të jetë faturë ose kontratë, dokumenti i origjinës së mjetit, dokumentet e zhdoganimit, si dhe dokumente të identifikimit, siç mund të jenë karta e identitetit. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari, shpjegoi dje për RTV SCAN të rejat e udhëzimit dhe lehtësitë që krijon për qytetarët. Sipas Pinarit, një tjetër risi e këtij udhëzimi është se para aplikimit për regjistrim, mjetit i bëhet kontrolli nga Interpoli, që nxjerr të gjitha të dhënat, duke u ofruar qytetarëve siguri se mjeti i tyre nuk është i vjedhur. Pas kryerjes së procedurave, udhëzimi sanksionon dhe pjesën se si procedohet për lëshimin e targave. Nga ana tjetër, në këtë udhëzim të ministrit të Transporteve përcaktohen edhe procedurat që ndiqen në rastet kur mjetet dalin përkohësisht nga qarkullimi, dalin përgjithmonë nga qarkullimi apo edhe për rastet ekstreme të humbjes apo vjedhjes së lejes së qarkullimit. Gjithashtu, udhëzimi i ri i hap rrugën regjistrimit elektronik të mjeteve. Pra, në momentin që një automjet importohet, mjafton që në database të futet numri i shasisë dhe për këtë mjet dalin të gjitha të dhënat, marka, ngjyra, shit-blerjet, si dhe kalimi nëpër pika kufitare. Po ashtu, sipas draftit të gjitha mjetet që shiten pas datës 13 shkurt, dhe që janë me targat të vjetra, e kanë të detyrueshme pajisjen me targat e reja.
Pranimi i dokumentacionit
Personi i interesuar dorëzon pranë zyrave të regjistrimit në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, sipas rastit dokumentacionin e nevojshëm tw mjetit. Zyra e regjistrimit pranon dokumentacionin kur ai është i rregullt dhe të dhënat e kontrollit fizik të mjetit përputhen me të dhënat dhe dokumentacionin shoqërues të tij. Në të kundërt, dokumentacioni i kthehet personit, së bashku me “Procesverbalin e refuzimit të shërbimit”.
Lëshimi i certifikatës
Për mjetet e regjistruara, drejtoria rajonale e shërbimeve të transportit rrugor bën verifikimet në zbatim të pikës 3 të nenit 237 të rregullores në zbatim të Kodit Rrugor. Pas verifikimit, kur mjetet rezultojnë të rregullta, plotësohen të dhënat e pronarit në regjistrin elektronik dhe lëshohet certifikata e pronësisë së mjetit. Në rast se mjetet figurojnë të parregullta, veprohet sipas nenit 216 të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
Mosbesimi
Rriten remitancat nga Greqia në Shqipëri
Dyvjeçarin e fundit Greqia u shndërrua nga një vend që tërhiqte remitanca, në vend që dërgon jashtë remitanca, konstaton komisioneri përkatës i KE, Algirdas Semeta, në një përgjigje me shkrim ndaj eurodeputetit grek të Demokracisë së Re, Jorgos Papanikolau. Sipas të dhënave të komisionerit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet se arritën në 1,1 miliardë euro, nga të cilat remitancat më të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë (514 milionë euro), Izraelit (190 milionë euro), dhe Gjeorgjisë (103 milionë euro), ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro. Nga këto, shumat më të mëdha erdhën nga SHBA (339 milionë euro), Gjermania (236 milionë euro) dhe Belgjika (221 milionë euro). Sipas eurudeputetit grek, pasiguria mbi situatën ekonomike dhe mungesa e perspektivës së zhvillimit që zotëron dy vitet e fundit në Greqi, kishte si rezultat një "dëm anësor", veçanërisht me pasoja për ekonominë greke. "Emigrantët që punojnë në Greqi dhe kanë depozita në sistemin bankar vendas ndërmorën një nxjerrje pa precedent të kapitaleve jashtë Greqisë", theksoi eurodeputeti.