Lirohet pronari i “Emra Com”

Emrush Thaçi, pronari i kompanisë “Emra Com”, i arrestuar para disa dite nën dyshimin për evazion fiskal, është liruar sot nga parburgimi.
Lirimi i tij ka ardhur pas ankesës që ka bërë mbrojtja në Gjykatën e Apelit. Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe avokati i Emrushit, Arianit Koci.
Ai tha se, ankesa e tij është aporvuar nga Gjykata e Apelit dhe klienti i tij, pronari i kompanisë “Emra Com”, sot është liruar nga paraburgimi dhe rasti tani ka kaluar në procedurë të rregullt.
Koci tha se, klienti i tij nuk ka bërë kurrfarë shkelje të të drejtave të autorit dhe të gjitha kontratat i ka në mënyrë të rregullt.
Arrestimi i Thaçit ka ardhur pas padisë që kanë bërë “Stupcat” në prokurori. Sipas tyre, kompania “Emra Com” ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar produkte të “Stupcave”, të cilat i ka postuar në You-tube.
Por, avokati i pronarit të kësaj kompanie thotë se, klienti i tij në You-tube i ka lëshuar vetëm ato projekte për të cilat i ka kryer obligimet dhe kjo do të sqarohet gjatë procesit gjyqësor.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës i pati shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të kompanisë “Emra Com”. Ky është rasti i parë kur organet e rendit dhe të drejtësië po merren me mbrojtjen e të drejtave të autorit, pas hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Autortit./V.K./Indeksonline/