Gary Neville i jep lamtumiren futbollit

Gary Neville i ka thënë lamtumirë futbollit pas një karriere të shkëlqyer 20 vjecare te Manchester United. Futbollisti ka njoftuar vendimin e tin nëpërmjet një komunikate për shtyp në adresën zyrtare të klubit në internet. Mbrojtësi i djathtë 35-vjecar numëron më shumë se 600 ndeshje me Manchester, ndërsa ka fituar 2 herë Ligën e Kampioneve dhe 8 herë titullin kampion në Angli.
"Unë e kam qenë gjithë jetën tifoz i Manchesterit, ndërsa me këtë skuadër kam realizuar të gjitha ëndrrat”, lexohet në komunikatën për shtyp të futbollistit. Neville kaloi te skuadra e parë e Manchester United në vitin 1992, pas rinovimit që trajneri Alex Ferguson i bëri atëherë ekipit duke afruar gjithashtu vëllain e vogël Phil Neville, Ryan Giggs, David Beckham, Paul Scholes dhe Nicky Butt.
Këta lojtarë u kthyen në bazën e skuadrës shumë të suksesshme në vitet 90’te, ndërsa edhe pas largimit të disa lojtarëve të tjerë Gary Nevill qënmdroi te Manchester United ku fitoi për herë të dytë Ligën e Kampioneve në vitin 2008. “Geri është mbrojtëesi i djathtë anglez më i mirë i gjenratës së tij”, ky është vlerësimi i trajneri Alex Ferguson, i cili gjithashtu i ka hapur portat ish-lojtarit të tij për një vend në stafin teknik të skuadrës.
Nertan Prifti