E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat ne Egjipt 70 kosovare Na evakuoni

 Mbi 70 shtetas të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për t’u evakuuar nga Egjipti, për shkak të eskalimit të dhunës dhe rrezikimit të tyre, njofton agjencia e lajmeve INA. 
Një nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Kosovës në Kajro, Beqir Ismaili bëri të ditur ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA se janë rreth 50 studentë dhe 20 shtetas të tjerë që kanë ngelur të izoluar dhe kërkojnë ndihmë për evakuim nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas tij, ambasada serbe në Kajro i ka ofruar ndihmë 15 studentëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›