E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne Bienalen e Venecias

Pas dy vitesh mungese Shqipëra do të marë pjesë në Bienalen e Artit Bashkohor në Venecia. Vendimi është marë nga Ministria e Kulturës e cila ka miratuar edhe kuratorin. Ai do të jetë kritiku italian dhe studiuesi i artit Rikadro Kaldura. Ndërsa në rolin e komisionerit të këtij përfaqësimi, Parid Teferici sqaron se këto ditë do të nis puna për përzgjedhjen e artistit.

"Për vende si Shqipëria që janë integruar në shumë fusha, por jo në fushën e të ashtuquajtur koleksionizëm të artit, nuk e ka luksin që të mungojë në aktivitete të tilla. Jemi të avantazhar nga fakti që zoti Kaldura tashmë është prej vitesh i angazhuar me skenën e artit shqiptar. Ka qenë lancues i shumë artistëve në Itali dhe njeh dhe mënyrën si funksionon bota e cmendur e artit bashkëkohor", tha Parid Teferiçi, komisioner ne Bienalen e Venecias.

Për drejtorin e Galerisë së Arteve Rubens Shima, ky vendim është shumë i rëndësishëm për artin bashkohor shqiptar, pasi vendi ynë mori pjesë në vitin 2007, por mungoi në vitin 2009 në këtë Bienale.

"2009 ka pasur mospjesëmarrje nga ana e Shqipërisë, ndoshta dhe për shkak të një strategjie e cila do të caktonte përfundimisht dhe do të fiksonte pjesëmarrjen e detyrueshme të Shqipërisë për cdo dy vjet, sa herë që organizohet bienalja nga ana e MTKRS", u shpreh Rubens Shima, drejtor i GKA.

Në qershor do të jetë edicioni i 54- t i Bienales se Venecias. Një nga më të njohurat e artit bashkohor në të gjithë botën, Venecia mbledh cdo dy vite mbi 700 mije artistë me ekzibicionet e tyre.
 
Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›