E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi Inspektorëve: konfiskoni ilegalët!

Rastet e fundit të operatorëve ilegal që po i degradojnë lumenjt e Kosovës, ka bërë që ministri i MMPH-së Dardan Gashi të kërkojë nga “Komisioni i Pavarur për Minierat dhe Mineralet” shtimin e inspektimit dhe konfisikimin e ekskavatorëve, operatorëve ilegal.

Ky aksion që do të mbështetet edhe në aspektin medial, ka për qëllim t’u bëjë me dije operatorëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, se vendimi I qeverisë janarin e vitit 2012 është në fuqi dhe do të mbrohet fuqishëm.

Në një komunikatë për media, MMPH njofton se në takimin e sotëm me KPMM-në, ministri Gashi u ka ofruar dhe mbështetje financiare, në rast nevoje, ndërkohë zyrtarët e KPMM-së në krye me kryeinspektorin Nuredin Bislimi, kanë kërkuar bashkërendimin e aksionit me policinë e Kosovës që të jenë në gatshëm të asistojnë 24 orë, 7 ditë në javë.
Aksioni do të nisë ditëve në vazhdim ndërkohë jashtë inspektimit nuk do të lihen as kamionët gjatë bartjes së rërës.

Ministri Gashi ka premtuar se me aksionin e radhës do të rikthehen reklamat mediale për vetëdijësimin e qytetarëve, se një veprim i tillë është i ndaluar dhe kryesit e këtyre veprave do të përballen me ligjin.

Gjendja e lumenjve dhe e shtrateve të tyre është degraduar mjaft gjatë viteve të kaluara ndërkohë gjatë vitit të kaluar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur 13 projekte për rehabilitimin e lumenjve./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›