E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje përkrah protestën kundër gurëthyeses së Bechtel - Enkës

Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate është deklaruar se përkrah protestën kundër ndërtimit të gurëthyeses së Bechtel – Enkës. Në komunikatë thuhet:

Këshilli organizativ i fshatrave dhe qytetit të Fushë Kosovës organizoi sot protestë kundër planit të Bechtel - Enka për ndërtimin e një gurthyesi në resortin natyror të malit Gospojë.

Aktivistët dhe anëtarët e Qendrës Fushë Kosovë, ju bashkëngjitën kësaj proteste në të cilën ishin pjesëmarrës banorë të fshatit, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues komunalë si dhe nxënës e mësues të zonës.

Krahas protestës, nga të pranishmit filloi të nënshkruhej edhe Peticioni kundër ndërtimit të gurthyesit.

Qendra në Fushë Kosovë i bën thirrje banorëve të fshatrave përreth, qytetarëve të Fushë Kosovës si dhe të gjithë opinionit publik që ta përkrahin sa më shumë Këshillin organizativ të fshatrave dhe qytetit të Fushë Kosovës në kërkesat dhe protestat në vijim.

Rruga e vetme për të penguar këtë shfrytëzim të padrejtë të kompanisë Bechtel-Enka si dhe shkatërrimin e ambientit që pason nga plani i kompanisë, është presioni i fuqishëm qytetar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›