VETËVENDOSJE! proteston të dielën

Pavarësisht votimit të kundër mocionit të PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që ta mbaj protestën e saj me 22 janar në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë.
“Pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje është vendosur se protesta e 22 janarit do të mbahet tek Dheu i Bardhë dhe në Merdar”, thuhet në një komunikatë për shtyp të VV-së.
Ndryshe, VV ka paralajmëruar se nesër do të mbajnë një konferencë për shtyp, në të cilën do të flasin Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.